Saimir Tahirit nuk i plotësohen dëshirat në burgun e Fierit, kërkon transferim

Saimir Tahirit nuk i plotësohen dëshirat në burgun e Fierit, kërkon transferim

15:54, 14/07/2022

I dënuar për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj burg, ish-ministrit të Ramës, i është mërzitur burgu i Fierit, pasi nuk i kanë bërë favoret që kishte kërkuar.

Për këtë arsye, ai ka kërkuar që të transferohet në një burg tjetër. Sipas të dhënave nga drejtoria e burgjeve, Tahiri do të transferohet për në burgun e Lushnjes.

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, siç duket nuk është i kënaqur me kushtet e burgut të Fierit.

Mësohet se Tahiri prej javësh ka shprehur pakënaqësi për kushtet brenda burgut për rregullat që ishin i ishin vendosur, në lidhje edhe me vizitat dhe sendet e ushqimet që mund ti sillnin familjrët e tij.

Një nga konfliktet mes tij, dhe drejtorit është uji i pijshëm, ku sipas rregullave të izoluarit në këtë burg, nuk u lejohet të furnizohen nga familjarët, por ujë të blihet në dyqanin e burgut.

Më 4 shkurt të këtij viti, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi me vendim të formës së prerë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

Gjykata dënoi me 5 vite burg Tahirin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje dënimi, duke u dënuar përfundimisht me 3.4 vite burg.

Tre ditë pas vendimit, Tahiri la ambientet e paraburgimit 313 për tu transferuar në Fier.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco