VIDEO-SYRI TV/ Banorët e Fierzës në protestë: Fabrika e bitumit sjell rrezik për njerëzit

12:58, 14/07/2022

Porta hyrëse në alpet e malësisë së Fierzës është bllokuar mëngjesin e së enjtes nga banorët, që kundërshtojnë ndërtimin e një fabrike për prodhimin e bitumit. Sipas banorëve, kjo fabrikë dëmton jo vetëm shëndetin e tyre, port ë gjithë ekosistemin dhe bukuritë natyrore, ndërsa largon edhe turistët.

Nga SYRI TV

Dhjetëra banorë të Fierzës, së bashku me fëmijët e tyre kanë protestuar duke bllokuar rrugën kryesore mëngjesin e kësaj të enjteje.

Pranë portës hyrëse të alpeve në malësinë  e Fierzës, po ndërtohet një fabrikë për prodhimin e bitumit, duke u kthyer kështu në rrezik për dhjetëra familje që jetojnë përreth, por edhe për turistët e huaj që vizitojnë bukuritë natyrore të alpeve shqiptare.

Për Syri TV ka folur edhe një turist i huaj që i është bashkuar protestës.  

Banorët hedhin akuza se pavarësisht se leja e ndërtimit është pezulluar, për shkak të mbështetjes nga bashkia e Bajram Currit, punimet vijojnë ende.

Frika më e madhe e banorëve është lënda helmuese që çlirohet nga prodhimi I bitumit, duke rrezikuar kështu jo vetëm jetët njerëzore, por edhe ekosistemin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco