Vasili thirrje Bordit të Transparecës: Transmetojeni Live mbledhjen që bën nëse ua mban

Vasili thirrje Bordit të Transparecës: Transmetojeni Live mbledhjen që bën nëse ua mban

11:40, 18/06/2022

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i ka bërë thirrje Bordit të Transparencës që të transmetojë Live mbledhjen që bën në lidhje me vendosjen e çmimeve për karburantet.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili e quan bordin një sekt gjobëvënës dhe të paligjshëm pasi është pjellë e mbarsjes qeveri-oligarki dhe vendos çdo javë çmime shkatërruese.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Bordi i Trasparences te transmetoje Live ne TV Mbledhjet, qe ben, ne se ja mban....‼️

Si nje sekt gjobvenes ky Bord i paligjshem pjelle e mbarsjes qeveri- oligarki, mbyllur dhe pa trasparence vendos çdo jave çmime shkaterruese, si gjoba te verteta mafiozesh.

Pse nuk i transmetojne live ne TV mbledhjet e Bordit.

Ti trasmetojne Live mbledhjet se edhe Bord trasparence edhe bunker informativ nuk rrine bashke.

Ti trasmetojne Live, qe te kuptojme se:

🟥Nderkohe qe ky Bord vendos çmime kaq te larta skandaloze ne treg ka pika karburanti me cmim me te ulet se ky i Bordit te hajduteve.Keto pikat e vogla qenkan me te fuqishme qe ju del hesapi dhe pikave te medha qe shesin 100 fish me shume nuk ju dilka🤣

🟥  Te dijme te gjithe se me cilin cmim eshte blere nafta te ciles Bordi i ve cmimin per qytetaret.

🟥  Te dijme se kur eshte blere nafta dhe me cfare vlere ishte ne ate dite,.

🟥   Te dijme se si eshte formula e perllogaritjes deri ne caktimin e cmimit qe paguan qytetari.

🟥   Te dijme pse gjate luhatjes se cmimit te naftes edhe kur cmimi ulet nuk u blekerka fare nafte, por per çudi u bleka gjithmone me e shtrenjta dhe keta te Bordit gjithmone kane reference vetem cmimin me te larte.

🟥   Te dijme pse Maqedonia,Mali i zi edhe Kosova kane çmime mjaft me te ulta se Shqiperia a mos jane ne planet tjeter dhe jo ne kufi me ne.

Boll i masakruat shqiptaret me Borde qe fuksionojne si sekte hajdutesh.

Ne se jua mban transmetoni Live mbledhjet e Bordit, qe ju ve cdo jave gjoben e radhes shqiptareve.

Apo s'jua mban se dalin lakrat ne shesh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco