'Futën 2.2 tonë kokainë në kanoçe me asparag', si u gjurmuan nga autoritetet bosët shqiptarë të drogës

'Futën 2.2 tonë kokainë në kanoçe me asparag', si u gjurmuan nga autoritetet bosët shqiptarë të drogës

08:32, 18/06/2022

Mediat në Peru kanë publikuar fotot e dy shqiptarëve, që akuzohen se janë “truri” i trafikut të 2.2 tonëve kokainë, e cila ishte futur në kanoçe me asparag.

Dy të shumëkërkuarit e Policisë peruane janë Franc Malo dhe Gentjan Meta. Sipas gazetës peruane “Republica”, ata kanë rekorde kriminale edhe në Shqipëri.

Ata i janë referuar kreut të antidrogës peruane, kolonelit Cesar Echeverria Cabrejos, i cili ka thënë se ky treg është jashtëzakonisht fitimprurës. Sipas tij, droga merret me 1500 deri në 2 mijë dollarë për kg dhe shitet më pas në Holandë për të paktën 100 mijë dollarë për kile.

Bosët shqiptarë të drogës paguajnë me Bitcoin, pasi monedha virtuale nuk është lehtësisht e gjurmueshme.

Gjurmimi

Ndjekja e dy trafikantëve të drogës nga Shqipëria ka parandaluar arritjen në destinacion të 2.2 tonë kokainë të fshehur në një ngarkesë që duhej të mbërrinte në Holandë.

Sipas mediave peruane, Policia e antidrogës u vendos në alarm se shqiptarët Franko Malo dhe Gentjan Meta ishin të përfshirë në trafik droge.

Shqiptarët kanë hyrë ilegalisht në Peru, përmes Huaquillas, në kufi me Ekuadorin, në nëntor të 2021. Gjatë kontrollit të Frankos dhe Gentjanit, Policia kundër narkotikëve zbuloi se kishin të dhëna për trafik droge në Shqipëri.

Në këtë mënyrë, Policia u vendos në ndjekje të tyre duke i vëzhguar lëvizjet që pasoi më pas edhe me operacionin e finalizuar në Trujillo dhe Callao. Dy shqiptarët kishin mbërritur në vend për t’u vendosur në Trujillo dhe për të eksportuar 2.2 tonë kokainë të lëngshme të kamufluar në një ngarkesë me asparagus të konservuar, e cila synohej të dërgohej në një kontejner transporti në Roterdam.

Mafia shqiptare

Këto organizata përfitojnë nga eksportet e frutave dhe produkteve të tjera bujqësore në Evropë, për të infiltruar kokainën në sasi të mëdha.

Megjithatë, episodet e fundit të dhunës midis organizatave kriminale shqiptare dhe organizatave të tjera kolumbiane dhe meksikane në territorin ekuadorian, i kanë inkurajuar të parat të eksplorojnë territorin peruan, sepse prodhimi i kokainës në vend është rritur dhe ka një furnizim më të madh. Pikërisht më 22 janar të këtij viti, shqiptari Ergys Dashi, i konsideruar si kreu i trafikut të drogës, u ekzekutua nga një atentat në një restorant në Guayquil.

Mediat peruane shkruajnë se ardhja e shqiptarëve në Trujillo lidhet me faktin për të gjetur një mjedis më pak të komplikuar për të eksportuar kokainë në Europë.

Operacioni kundër mafies shqiptare u krye nga Divizioni i Hetimeve Speciale (Divinesp) të Drejtorisë së Antidrogës (Dirandro), nën ngarkimin e kolonelit PNP César Echevarría Cabrejos.

Agjentët ndoqën të gjithë procesin e grumbullimit të drogës, madje lejuan kontejnerin e drogës të arrinte në dyert e bankës së akuzës DP World në Callao, ku më në fund kapën kokainën që ishte në gjendje të lëngshme, e fshehur në 16 tonë asparagus, kanoçe.

Ndërsa bashkëpunëtorët e shqiptarëve, si Ismael Jiménez dhe vetë Franko Malo dhe Gentjan Meta, u arratisën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco