Zjarrvënësit hyjnë në garazh për të djegur makinën në Vlorë, e treta në pak ditë

Zjarrvënësit hyjnë në garazh për të djegur makinën në Vlorë, e treta në pak ditë

07:52, 18/05/2022

Një tjetër makinë në Vlorë i është vënë zjarri qëllimisht gjatë natës që shkoi, e treta për këtë javë. Dëmi kësaj radhe nga zjarrvënësit iu shkaktua Klodian Nazërit, banor i fshatit Kotë të Vlorës, njoftoi gazetari Gentjan Këllçiu i SYRI TV.

Sipas Policisë, zjarri ka rënë në orën 1:12 në makinën që ndodhej brenda në një garazh në lagjen “Astane” të Kotës dhe "Mercedes-Benz" është djegur plotësisht.

Një grup hetimi ka shkuar në vendin e ngjarjes po po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Krahas 3 makinave që iu është vënë qëllimisht zjarri ditët e fundit në Vlorë, janë djegur edhe dy të tjera që kanë qënë parkuar afër tyre, kështu që numri në total i mjeteve të djegura është pesë.

Më 17 maj 2022, rreth orës 2:35 në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë,  ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht një makinë "Mercedes-Benz" në pronësi të R.I, 58 vjeç, banues në këtë lagje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco