'EURO 2027'/ FSHF kërkon bashkëpunim me Serbinë, Xhepollari: Organizim i jashtëzakonshëm, por tifozët ndihen të ofenduar

11:09, 10/05/2024

Pas organizimit të finales së parë të UEFA Conference League në Tiranë në vitin 2022, dhe fitimit të së drejtës për të organizuar finalet e Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17, FSHF kërkon të organizojë një tjetër event madhor të futbollit europian.

Shqipëria është një nga kandidatet kryesore për të organizuar ndeshjet finale të Kampionatit Europian 2027 për ekipet kombëtare U-21. 

Duke qenë se nuk plotësohen kushtet sa i përket numrit të stadiumeve që kërkohen në mënyrë  që vendi ynë të presë të gjitha ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-21, FSHF do të bashkëpunojë me Federatën Serbe të Futbollit për të pritur së bashku fazën finale të EURO 2027 për grupmoshën U-21.

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri Tv, Drilon Xhepollari, gazetar sportiv, u shpreh se organizimi i një kompeticioni kaq prestigjioz do ishte i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, pasi do përkthehet në më shumë tifoz, turizëm, por do transmetojmë dhe vlerat tona më të mira.

Organizimi i një kompeticioni kaq prestigjioz do ishte i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, pasi jemi një vend i vogël dhe të presim një kampionat evropian do ishte fantastike pasi do përkthehet në më shumë tifoz, turizëm dhe do transmetojmë vlerat tona më të mira, si në rastin e organizimit të  finales së Conference League, e gjithë Evropa foli për këtë ndeshje dhe futbolli ndihmon në rritjen ekonomike të një vendi.

Nga ana tjetër kemi dhe federatën që do të bashkëpunojë me federatën serbe për organizimin e këtij kompeticioni, gjë që nuk iu pëlqen tifozëve pasi ndihemi të ofenduar, të prekur, na kanë dhunuar, na kanë vrarë vëllezërit tanë kosovar dhe kjo ka shkaktuar një efekt te tifozët e kombëtares.

Në një postim në faqe e tyre zyrtare e kanë cilësuar si skandaloz këtë vendim, dhe pretendimi i tyre është pse të zgjidhet Serbia dhe jo Kosova ose Maqedonia. Duke parë se opsioni i vetëm ishte Serbia, FSHF ka menduar këtë bashkëpunim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco