Meta nga Ljubljana për çështjen Berisha: U ndalua se denoncoi çdo ditë korrupsionin e Ramës

Meta nga Ljubljana për çështjen Berisha: U ndalua se denoncoi çdo ditë korrupsionin e Ramës

18:02, 20/05/2024

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ndodhur në Lubjanë ku ka mbajtur një fjalë në Institutin Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), ka folur edhe për çështjen e ndalimit të kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Sipas Metës, kjo që ka ndodhur me Berishën është një çmenduri dhe se lideri i opozitës është ndaluar politikisht, sepse ka denoncuar çdo ditë korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës.

‘Ajo që ka ndodhur me Berishën është një çmenduri.

Kemi të bëjmë me një proces politik dhe ndalimi i tij është tërësisht politik, pa asnjë provë, por mbështetur vetëm mbi propagandë.

Ai është ndaluar sepse ka denoncuar çdo ditë energjikisht korrupsionin e Qeverisë dhe ka kundërshtuar energjikisht ndryshimin e kufijve të Kosovës, një projekt që është mbështetur nga Edi Rama’, ka deklaruar presidenti i PL-së në Lubjanë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco