Tragjedia në Shkodër/ Violeta Gjoni: Nuk kam arritur dot që të shoh një nënë që të mbysë fëmijët e saj

10:08, 07/05/2024

Violeta Gjoni, eksperte në arsimin special ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër ku një 39-vjeçare bashkë me 3 fëmijët e saj (trupi i dy prej fëmijëve u gjend), janë vetë-mbytur në lumin Buna, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari.

Gjoni u shpreh se kjo është ngjarja më e rëndë e ndodhur vitet e fundit dhe sipas saj, në 20 vite përvojë në fushën e çështjeve sociale nuk ka dëgjuar kurrë një histori të tillë, ku një nënë arrin deri në këtë pikë.

Violeta Gjoni:

Nëse ne si familje e mbajmë brenda këtë problematikë, atherë nuk mund të ta zgjidhë asnjë.

Pra kur e çojmë ta vizitojmë tek mjeku nuk i themi dot se shiko e ka dhe këtë problematike tjetër, nuk është mirë, aty ngelet.

Nëse edhe vetë edukatorja nuk e identifikon këtë problem ose nuk kërkon ndihmë sepse ne të flasim realisht në kopshte dhe shkolla kemi punonjës social si dhe psikologë, dhe performanca e tyre ka përmirësime, por lënë dhe vend për përmirësim.

Po të flasim për zonat rurale është tjetër gjë, nëse flasim për Tiranën këtu ka shërbime sociale.

Nuk ka asnjë lloj justifikimi në vrasjen e fundit të Shkodrës, nuk ka asnjë lloji justifikimi që të vriten fëmijët. 

Unë kam 20 vite që merrmm me fëmijët e prindërit dhe jam pjesë e një fushë tej mase të vështirë dhe nuk kam arritur dot që të shoh një nënë që të mbysë fëmijët e saj.

Ka raste që prindërit kanë një fëmijë të vetëm, mund të ketë fëmija edhe probleme të shëndetit mendor, por ata prindër mundohen e vazhdojnë të kërkojnë shërbim.

Kjo do të thotë që gjatë gjithë përvojës time 20-vjeçare në shërbim social, nuk kam parë e dëgjuar raste që një nënë të arrijë në këtë pikë, dhe nuk ka asnjë lloji justifikimi.

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco