Kukës/ Konstatohen dy ndërtime pa leje, procedohen penalisht 4 persona

Kukës/ Konstatohen dy ndërtime pa leje, procedohen penalisht 4 persona

12:43, 19/05/2024

Policia e Kukësit ka proceduar penalisht 4 persona, ndërsa evidentoi 2 raste të ndërtimeve pa leje.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që kryhen vazhdimisht në terren, në bashkëpunim me inspektorët e IMT-së, kundër ndërtimeve të paligjshme, komisariatet e Policisë Kukës dhe Tropojë referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit: A. H., banues në Kukës dhe M. S., banues në Tropojë.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit S. H., 42 vjeç dhe A. M., 49 vjeç, të dy banues në Kukës, të cilët u  konstatuan nga Policia, duke punuar me mjete të rënda, në njërin nga objektet që po ndërtohej pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco