VIDEO/ Berisha: Don Agaçio, hajduti që bën dhurata 30-hektarësh, firmos mbi procedura të ndaluara me ligj vetëm e vetëm për të vjedhur

20:33, 18/05/2024

Lideri i opozitës ka hedhur akuza ndaj sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit, Engjell Agaçi.

‘Don Agaçio, hajduti që bën dhurata 30-hektarësh, firmos mbi procedura të ndaluara me ligj vetëm e vetëm për të vjedhur’, theksoi gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë e mi, armik si ky që po zhbin Shqipërinë nga shqiptarët, nuk ka ekzistuar ndonjëherë.

Sot po lexoja treguesin e lindshmërisë në të gjitha vendet e Europës.

Shqipëria, nga pesë vendet e para që qëndronte në vitin 2013, ishte rrokullisur në 4 vendet e fundit për lindshmërinë.

Miqtë e mi, ju në çdo zyrë të keni kujdes se gjeni një kriminel apo armik tuajin.

Po çfarë është Sekretari i Përgjithshëm, Don Agaçio, hajduti që bën dhurata 30-hektarësh, hajduti që firmos mbi procedura të ndaluara me ligj, vetëm e vetëm për të vjedhur.

Hajduti i pamëshirë që firmos procedura për dhënie 8 pikësh kompanive që nuk ekzistojnë.

Qytetarë dhe qytetare, këta që i shihni në televizione, këta që i shihni në lukse dhe pompozë në takime, këta janë armiqtë tuaj të shpërfytyruar.

Këta kanë ndërtuar lustrën e tyre me vjedhjen që u bëjnë ju, me përzënien që u bëjnë ju.

Pa hidhuni një sy ministrave të Rilindjes, hajdutë si ata nuk ka parë toka.

Është bërë famoz Lefter Koka, por ju garantoj se Lefteri krahasuar me ministrat e tjerë, është thjesht hajduti i dobishëm i qeverisë, i përdorur për të vjedhur nga të gjithë të tjerët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco