Thirrja e ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku në SPAK për çështjen e inceneratorëve, është diskutuar ditën e sotme në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV.
Gjatë bisedës, ekspertja e çështjeve ekonomike, Brisida Shehaj ka deklaruar se, Balluku është thirrur në SPAK në lidhje me shkresat që i ka dërguar Erion Velaijt në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
‘Për mua Belind Balluku dje është thirrur në SPAK, jo për një, por për 4-5 shkresat që i ka bërë Erion Veliajt, dhe në fund i ka përmendur edhe cenimin e palës shtet.
Pas atij veprimi inceneratori është sekuestruar dhe tani vendimmarrjen për atë punë e ka një tjetër strukturë, siç është shkresa e Arjan Baçit, administratori shtetëtor i inceneratorit.
Një shkresë e nëntorit të vitit 2023, ku Arjan Baçi thoshte se; për mos funksionim të njësisë së zbatimit të projektit, i thoshte ministrisë së Ballukut dhe Kumbaros dhe i thoshte, veçanërisht punonjësit e bashkisë Tiranë, të cilët prej dy vitesh bllokojnë funksionimin e njësisë së zbatimit të projektit.
Edi Rama është kallëxuar për të tre inceneratorët, Eco Parkun e Durrësit. Kjo aferë ka nisur me Edi Ramën, është përdorur Lefter Kokën, ata ministra që e lejuan dhe mbi të gjitha, Erion Veliaj që është kryekëput në faj për atë aferë.
Me faj është edhe Arben Ahmetaj që edhe pse e kundërshtonte, pastaj e miratonte’, tha Brisida Shehaj gjatë bisedës në SYRI TV.
EMISIONI I PLOTE:
© SYRI.net