Berisha: Kjo betejë është vendimtare për fatet e një kombi që ka njohur këto 10 vite hemorragjinë më të tmerrshme kombëtare

Berisha: Kjo betejë është vendimtare për fatet e një kombi që ka njohur këto 10 vite hemorragjinë më të tmerrshme kombëtare

20:38, 16/05/2024

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, deklaroi se, beteja e demokratëve është vendimtare për fatet e Shqipërisë.

'Kjo betejë është vendimtare për fatet e një kombi që ka njohur këto 10 vite hemorragjinë më të tmerrshme kombëtare’, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:  

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, demokrate dhe demokratë, misionarë të vërtetë të guximit, dinjitetit, shpresës së shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju dhe mirënjohje të pakufishme për vendosmërinë në këtë betejë jetike, vendimtare për fatet e një kombi që ka njohur këto 10 vite hemorragjinë më të tmerrshme kombëtare.

Ka njohur këto 10 vite shpopullimin që nuk e ka njohur kurrë në histori.

Ka njohur largimin nga Shqipëria të mbi 1.1 milion shqiptarëve, të mbi 700 mijë të rinjve të këtij vendi.

Ka njohur largimin më të madh të të rinjve dhe adoleshentëve, pas Sirisë, vendi i dytë në botë.

Të dashur miq, sirenat e alarmit mbi në të katër anët e vendit.

Varfëria dhe mjerimi rriten nga muaji në muaj.

Të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët, kanë një shkak të përbashkët: vjedhjen, vjedhjen dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë nga Edi Rama dhe banda e tij.

Nga Edi Rama, ministrat, qeveritarët e tij qendrorë dhe vendorë.

Miqtë e mi, prapa kësaj vjedhje të tmerrshme qëndron bllokimi për 10 vite i rrogave të shqiptarëve.

Në të vërtetë, po të krahasohen me rritjen e çmimeve, rrogat jo që nuk u bllokuan, por ato për fuqinë blerëse, u pakësuan së paku me 40 gjer në 50 përqind.

Në këtë vjedhje qëndron mjerimi i pensionistëve, të cilët sot me rritjen e çmimeve marrin një pension 30-40 përqind më të ulët se sa 11 vite më parë.

Në këtë vjedhje qëndron braktisja masive e fshatit shqiptar sepse fermeri i Shqipërisë subvencionohet për prodhimet e tij 6 gjer në 8 herë më pak se ai në Kosovë. Dhe në mesataren e rajonit, 8 herë më pak.

Në këtë vjedhje qëndrojnë projektet që nuk përfundojnë kurrë. Kanë filluar në vitin 2011 dhe përfundoi në 18 kilometrat e para, rruga Korçë-Kolonjë. Vazhdon edhe sot e kësaj dite me çmim të pesëfishuar krahasuar me kilometrat e përfunduara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco