VIDEO/ Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

19:32, 18/05/2024

Pronari i hotelit 'Hildon' dhe dy punonjës të tij ranë në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryenin disa punime me ndriçimin e jashtëm të hotelit pasditen e sotme.

Si pasojë ka ndërruar jetë në spital pronari i hotelit, Aldo Metani, ndërsa dy punonjësit E.H. dhe K.N., janë në gjendje të rëndë.

Tre shtetasit pas kontaktit me energjinë elektrike u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por pronari i hotelit nuk ka mundur t'iu mbijetojë plagëve të marra gjatë kontaktit.

Mbetet për t'u parë në vijim gjendja e dy punonjësve të tjerë.

'Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar. Të tre shtetasit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.', thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Sakaq, grupi hetimor shkoi tek hoteli për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia e Vlores, informacion shtesë

 Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, për tre shtetasit të cilët ranë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një hoteli në Dhërmi, ju informojmë se shtetasi A. M., rreth 40 vjeç, pronari i hotelit, ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco