Baçi: Nuk duhet të votojmë më asnjë hua, kredi apo ndihmë që i vjen kësaj qeverie pasi ato vidhen

Baçi: Nuk duhet të votojmë më asnjë hua, kredi apo ndihmë që i vjen kësaj qeverie pasi ato vidhen

08:27, 10/05/2024

Deputeti i PD-së, Luan Baçi në një intervistë në Ora News u shpreh se opozita nuk duhet të votojë më asnjë hua, kredi apo ndihmë që i vjen kësaj qeverie, pasi ato vidhen.

Baçi:  Nuk jemi aspak dhe asnjëherë kundër investimeve, ndihmave, huave, sidomos kur vijnë nga shtete serioze sic është KFV një kompani shumë serioze që gjithmonë ka qenë afër institucioneve shqiptare.

Por në kushtet që ndodhet vendi ynë, në kushtet që ndodhet bashkia e Tiranës në shembujt që kanë dhënë që çdo investim, çdo hua, çdo kredi dhe çdo para që hidhet, nuk vidhet më 20% apo 30% sic e kanë pasur zakon, por tani kanë kaluar tek 100%, atëherë është e vështirë që ne si opozitë të marrim përsipër një përgjegjësi të tillë dhe të votojmë miliona euro që të jenë në duart e Erion Veliajt, të një njeriu që tashmë hapur quhet në kryeqytet si kryetari i kompanisë ‘’5D’ dhe jo si kryetar i bashkisë së Tiranës.

Parë në këtë këndvështrim, absolutisht votimi jonë ndaj ka qenë kundër kësaj huaje të marrë.

Ne nuk duhet të votojmë më asnjë hua, asnjë kredi, asnjë ndihmë që i vjen kësaj qeverie, për arsye se janë para që vidhen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco