Ndërkohë që dhjetra zyrtarë janë nën hetim nga SPAK/ Rama mbledh deputetët dhe ministrat...

Ndërkohë që dhjetra zyrtarë janë nën hetim nga SPAK/ Rama mbledh deputetët dhe ministrat...

09:07, 07/05/2024

Nën drejtimin e kryeministrit Rama do të mbahet sot në orën 10:00 mbledhja e grupit parlamentar socialist, ku i pranishëm do të jetë edhe i gjithë kabineti qeveritar.

Në mesazhin e dërguar deputetëve, këta të fundit janë porositur që të mos mungojnë dhe të jenë disa minuta përpara nisjes së mbledhjes të pranishëm në kryesinë e kuvendit.

Media ka mësuar se fjala e kryeministrit Rama pritet të jetë e hapur për mediat, ku pritet të adresojë çështje të cilat kërkojnë zgjidhje, ndër të cilat do të jetë edhe prezantimi i një reforme për administratën publike.

Pjesë e fjalës së tij mund të jetë edhe drejtësia, në një kohë kur shumë zyrtarë të korruptuar janë në dyert e SPAK.

30 minuta përpara mbledhjes së grupit parlamentar, kryeministri Rama do të takohet po në kryesinë e kuvendit me 5 kryetarët e komisioneve që janë në radhët e partisë socialiste.

Pas mbledhjes, kreu i qeverisë do të niset drejt Gjermanisë për një vizitë dy ditore pune.

Në fund të kësaj jave, Rama do të nisë turin me diasporën, ku ndalesën e parë e ka më 12 maj në Athinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco