Tragjedia në Shkodër/ Gjendet edhe trupi i djalit 3-vjeçar në lumin e Bunës

Tragjedia në Shkodër/ Gjendet edhe trupi i djalit 3-vjeçar në lumin e Bunës

11:07, 07/05/2024

Trupi i pajetë i fëmijes 3-vjeçar, i cili u shpall i humbur pak ditë më parë në Shkodër është gjendur ditën e sotme në lumin Buna. 

Sipsa burimeve për SYRI-n, pas kërkimeve intensive trupi i pajetë u gjet në ujërat e lumit Buna nga forcat speciale në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit.

Bëhet fjalë për fëmijën e tretë të familjes Arrazi, konkretisht i djalit (trupat e dy vajzave janë gjetur më herët), të cilët dyshohet se janë vetë-mbytur në lumin Buna, bashkë me të ëmën e tyre, Alma Arrazi. Kjo e fundit dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike i ka dhënë fund jetës duke u hedhur bashkë me tre fëmijët në lumin Buna, ndërkohë që trupi i Alma Arrazit nuk është gjetur ende. 

Kanë qenë  kamerat e sigurisë së një biznesi që kanë fokusuar nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur disa ditë më parë, në një orar pas dreke.

Mesohet se ende policia nuk ka një orë se kur mund të ketë ndodhur ngjarja, por mendohet se akti i rëndë ka ndodhur në mbrëmje. Ndërkohë ngjarja mendohet se ka ndodhur në 2 maj. Ndërkohë më 3 maj, bashkëshorti i saj bëri denoncimin në polici. Sakaq, dje u gjet trupi i pajetë i vajzës së madhe të Alma Arrazit, 9 vjeçe, e cila u gjet rreth 5 km larg nga ura e Bunës. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco