PROTESTA/ Qytetari: Mund të shikoni ndonjë opozitar që çalon por opozita është në këmbë

12:24, 07/05/2024

Një nga protestuesit e Unazës së Re, teksa mbajti fjalimin ditën e sotme në protestën para bashkisë Tiranë, u shpreh ndër të tjera se “këtu mund shikoni ndonjë opozitar që çalon por opozita sot është në këmb, është me populin dhe populli s'duhet të ketë frikë nga këta hajdutë dhe nga këta që mbrojnë hajdutët.”

Ju zotërinj policë nuk keni të drejtë të dhunoni qytetarë, as të mbroni këtë kriminel, dhe as tjetrin .

Shqipëria dhe Tirana është e shqiptarëve dhe jo e hajdutëve dhe ajo Xhaçka që foli se do mbronte plazhin nga malësorët, por Xhaçka harroi se djali i Shemsie Kadrisë i dha shkollën dhe ishte malësor.

Ajo harroi se me paratë e djalit të Shemsie Kadrisë mbronte Olsi Ramën, një kriminel, një hajdut.

Këtu shikoni ndonjë opOzitar që çalon por opozita sot eshtë në këmb, është me popullin dhe populli s'duhet të ketë frike nga këta hajdutë dhe nga këta që mbrojnë hajdutët. 

Prandaj qytetarë,  s'ka qytetari më të madhe se të jesh në anën e qytetarëve... këta nuk i shërbejnë interesit publik, ju shërbejnë hajdutëve siç është ky brenda, Erion Veliaj.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco