Me thikë me vete/ Rrahu të dashurën, arrestohet i riu në Tiranë

Me thikë me vete/ Rrahu të dashurën, arrestohet i riu në Tiranë

15:06, 15/02/2022

Një i ri në Tiranë është arrestuar për ushtrim dhune ndaj të dashurës së tij. Në një njoftim zyrtar policia thotë se gjatë kontrollit 23 vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një thikë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. C., 23 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij. Gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë)”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco