Flasin ekspertët: Pensionistët shqiptarë në mëshirë të fatit

Flasin ekspertët: Pensionistët shqiptarë në mëshirë të fatit

10:20, 15/02/2022

Pensionistët në shqipëri janë një nga target-grupet më të prekura nga politikat e qeverisë.

Statistika e udhëtimeve për qëllime turistike brenda vendit kanë zbuluar së fundmi se janë pikërisht pernsionistët ata që udhëtojnë më pak.

Të dhënat e INSTAT për vitin 2020 tregojnë se udhëtimet brenda vendit u rritën për shkak të kufizimeve por të moshuarit janë pjesa që udhëtojnë më pak.

Së fundmi edhe në Greqi situata nuk paraqitet premtuese.

Dhjetëra pënsionistë kanë protestuar shkak i rritjes së çmimeve.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë situatë në vendin fqinj por edhe në vend ishin të ftuar në një lidhje me 'Skype', në emisionin 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, Edmond Guri gazetar, dhe eksperti e ekonomisë Klodian Muçi ekspert i ekonomisë.

Mbi situatën aktuale në Greqi Edmond Guri u shpreh: Çështja e pensioneve është shumë e rëndësishme, ndaj pensionistëve është bërë një padrejtësi . Kemi pasur një sërë protestash kohët e fundit dhe arsyeja është rritja e çmimeve në tregh , e gazit, energjisë dhe çmimeve e cila nuk shkon në vijë të drejtë me rritjen e pensionit.

Guri tregoi se pensioni mesatar është 350 euro dhe se mesatarisht pensionet arrijnë deri në 400, 500 apo edhe 600 euro.

Ndërkohë eksperti i ekonomisë Klodian Muçi tregoi se pensioni mesatar në raport me rrogën është sa 50 përqind e rrogës minimale.

Pensioni mesatar është 15 700. Me rishikimin e ligjit u rrit dhe mosha e daljes në pension  dhe u ul shuma e pensionit.

Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco