Kapen 100 mijë euro drogë, arrestohet shpërndarësi shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij

Kapen 100 mijë euro drogë, arrestohet shpërndarësi shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij

08:59, 15/02/2022

Një shqiptar dhe një domenikan janë arrestuar nga policia italiane pasi janë kapur duke shpërndarë drogë, e cila ishte e destinuar për tregun e të rinjve dhe adoleshentëve në Parma

Mësohet se në pranga kanë rënë shqiptari 47-vjeç dhe dominikani, 28-vjeç,ndërkohë emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.

Policia ka sekuestruar edhe 12 kilogramë drogë vlera e të cilës shkonte në 100 mijë euro.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari është ndaluar nga policia për kontroll në zonën e Via Lago Verde, ku ju gjet në xhep kokainë dhe një thikë e vogël të cilën e përdorte për të prerë kokainën

Po ashtu me vete kishte edhe 400 euro cash në kartëmonedha, me siguri para që i kishte siguruar nga të ardhurat e drogës.

Mësohet se pjesa më e madhe e drogës e cila është sekuestruar është gjetur brenda shtëpisë së 47-vjeçarit pas kontrolleve të ushtruara nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco