Urdhër arresti ndërkombëtar për shqiptarin që u largua pas vrasjes së 19 vjeçarit

Urdhër arresti ndërkombëtar për shqiptarin që u largua pas vrasjes së 19 vjeçarit

08:15, 09/02/2022

Ashtu siç pritej dhe nga dita e djeshme është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për shqiptarin e shpallur në kërkim për vrasjen e 19 vjeçarit grek në Selanik.

Sipas informacioneve urdhër-arresti ndërkombëtar për 20 vjeçarin shqiptar i cili dyshohet se është arratisur në vendin e tij të lindjes pas vrasjen se të 19 vjeçarit tashmë ka mbërritur dje në Ministrinë e Brendshme shqiptare, shkruajnë mediat greke.

Ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos, deklaroi dje se pritet që brenda ditës “nga prokurori kompetent të ndërmarrë veprimet e duhura për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar dhe të kërkojë nga shteti shqiptar arrestimin e tij."

20 vjeçari shqiptar  është pjesëtari i 11-të i grupit që morë pjesë në sulmin ndaj 19 vjeçarit grek.

 Me dorëzimin e djeshëm të të riut grek, 20 vjeçari shqiptar është i vetmi që ende nuk është arrestuar për rastin, gjithmonë sipas informacioneve që polica greke ka deri më tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco