Ndryshon ligji për kompensimin e pronave, Avenir Peka: Mbi 800 dosje janë ende në Strasburg

Ndryshon ligji për kompensimin e pronave, Avenir Peka: Mbi 800 dosje janë ende në Strasburg

16:58, 08/02/2022

Ka ndryshuar ligji për kompensiomin e pronave. Këtë fakt e ka komentuar ish-kreu i Komitetit të Pronave, Avenir Peka.

Në një intervistë në Edicionin e Pasdites me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv, Peka thekson se mbi 800 dosje pronash janë ende në Strasburg.

Avenir Peka vlerëson se është ulur vlera totale e kompensimit të pronës.

“Çështja e pronave është diskutuar në Strasburg. Mbi 800 dosje janë në Strasburg. Ligji tregonte degradimin e gjendjes së pronave. Nuk janë duke u zbatuar ligjet e Strasburgut. U ul vlera totale e kompensimit të pronës. GJK la në fuqi nenet zbatuese të ligjit. Ligji kompenson tokën truall në bujqësore.

10 përqind është çmimi dysheme.

Nga shuma që mund të marrësh, vetëm 40 përqind mund të marrësh e këta madje t’i jep të shtrira në kohë. Zinxhiri i ngërçeve është shumë i madh. Duhen disa vite që të bëhet rivlerësimi. Strasburgu sugjeroi kompensim sipas çmimit të tregut. Shumë prona duhet të rivlerësohen nga fillimi. Në Shqipëri, rasti i pronave është specifik”, deklaroi Avenir Peka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco