VIDEO – SYRI TV/ BE dhuron 500 mijë euro për restaurimin muzeut të Krujës

VIDEO – SYRI TV/ BE dhuron 500 mijë euro për restaurimin muzeut të Krujës

14:43, 08/02/2022

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori  i Bashkimit Europian Luixhi Soreca, prezantuan projektin për restaurimin e Muzeut të Krujës.  Por pavarësisht se projekti do financohet nga paratë e Bashkimit Europian, Rama sërish ka thumbur Brukselin zyrtar për burokracitë dhe vonesat në procesin e integrimit. 

Syri Tv

Kryeministri Edi Rama është munduar sërish t’i bëjë presion Bashkimit Europian për mungesën një vendimarrjeje, lidhur me konferencën e parë ndërqeveritare dhe vonesat ne rrugën e integrimit.  Në krah të ambasadorit të BE-së, në Shqipëri, Luixhi Soreca, Rama thumboi sërish Brukselin  zyrtar, lidhur me burokracitë e Unionit. 

Por deklaratat e  Kryeministrit,  që tingëlluan si presion ndaj Brukselit, u bënë gjatë aktivitetit për nisjen e restaurimit të muzeut të Krujës, qe do të bëhet me fondet e Bashkimit Europian, i cili  ka akorduar  për këtë projekt,  një  shume prej 500 mijë eurosh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco