VIDEO/ Gjurmë gjaku brenda një pallati, pamje nga skena e krimit në Durrës

VIDEO/ Gjurmë gjaku brenda një pallati, pamje nga skena e krimit në Durrës

19:50, 22/03/2021

 Mbetet ende e paqartë lidhur mbi dinamikën e ngjarjes më të të fundit të ndodhur në Durrës, ku dyshohet se ka pasur një shkëmbim zjarri ku ka edhe persona të plagosur. Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga Syri Tv, ngjarja ka ndodhur në brendësi të një pallati.

Deri më tani raportohet për një konflikt midis dy personave, në lagjen nr 4 të qytetit. Ndërkohë që në vendngjarje ndodhet edhe policia.

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit E.B

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco