Vrasja e Mond Çekiçit/ Policia gjeti 38 gëzhoja automatiku, autorët u larguan në drejtim të…

Vrasja e Mond Çekiçit/ Policia gjeti 38 gëzhoja automatiku, autorët u larguan në drejtim të…

11:14, 21/03/2021

Vrasja mafioze në Durrës flet për një sulm hakmarrës ndaj Edmond Çekiçit. Vetëm pak minuta pasi ka dalë nga banesa e babait ndaj tij është qëlluar me të paktën 38 gëzhoja, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes nga grupi i hetimit.

Xhamat e makinës në të cilën udhëtonte 40 vjeçari janë sulmuar pikërisht në anën që ai qëndronte i ulur dhe rezulton se 10 plumba kanë rënë mbi të duke e prekur në kokë dhe në trup.

Burimet kanë bërë të ditur se agresorët kanë shkrehur armët në një afërsi deri në katër metër, menjëherë sapo Çekiçi ka hapur derën dhe ka nisur të debatojë me personat që i zunë pritë.

Për të zbuluar ngjarjen, në polici janë shoqëruar të paktën 23 persona që kanë dhënë dëshminë e tyre mbi atë çfarë panë në momentin e sulmit apo dhe të afërm e miq të viktimës që mund të kishin dijeni për konfliktet.

Edmond Çekiçi i njohur si Mond Koçi, është një personazh i njohur për policinë. Ai është ndaluar në vitin 2009 për armëmbajtje pa leje dhe është dënuar me dy vite burgim. Për të njëjtën akuzë është arrestuar dhe në vitin 2020 ku iu vendos masa e arrestit në shtëpi. Vetëm pesë ditë më parë gjykata i kishte dhënë lirinë me kushtin që të mos shoqërohej me persona që kishin probleme me ligjin.

Koçi në raportet e Ministrisë së Brendshme konsiderohet si anëtar i bandës së Durrësit.

Pas realizimit të vrasjes autorët janë larguar në drejtim të Shenavlashit dhe mjetin e përdorur në ekzekutim e kanë djegur në një zonë ku nuk ka pasur as kamera e as dëshmitarë pranë radiostacionit te Fllakës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco