I hyri një grua në banesë dhe i mori 1.5 milionë lekë duke e mashtruar, 45-vjeçarja denoncon në Polici

I hyri një grua në banesë dhe i mori 1.5 milionë lekë duke e mashtruar, 45-vjeçarja denoncon në Polici

10:21, 21/03/2021

Një rast i çuditshëm denoncimi është regjistruar gjatë ditës së djeshme në Policinë e Tiranës, ku një 45-vjeçare ka kallëzuar një qytetare, që i ka shkuar në banesë, dhe përmes mashtrimit i ka marrë rreth 1 milionë e gjysmë lekë të vjetra.

Në njoftimin e Policisë nuk bëhet me dije rruga që ka ndjekur gruaja e paidentifikuar, për të bindur 45-vjeçaren që ti merrte shumën e konsiderueshme të parave. Vijojnë hetimet në lidhje me rastin, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës.

“Më datë 20.03.2021, shtetësja L. T., 45 vjeçe,  kallzon se në rrugën “Skender Jareqi”, në banesë, i ka shkuar një grua (e paidentifikuar), e cila në anë të mashtrimit i ka marrë shumën prej 160.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autores.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton zyrtarisht policia e kryeqytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco