Mjekja kandidate e PD në Shkodër, ndan vizionin e saj për kujdesin shëndetësor

Mjekja kandidate e PD në Shkodër, ndan vizionin e saj për kujdesin shëndetësor

16:49, 14/03/2021

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Emilia Koliqi, ka ndarë me publikun vizionin e partisë së saj për kujdesin shëndetësor.

Sipas zonjës Koliqi, PD angazhohet për akses të barabartë.

Reagimi i plotë i Emilia Koliqit:

Doktoreshë Koleta Suma, një jetë përkushtuar në shërbim të njerzëzve. Mjekët dhe infermierët punojnë pa u lodhur e shpesh në kushte shumë të vështira. Nevoja për të siguruar akses të barabartë për të gjithë ndaj kujdesit cilësor është sfida jonë.

Në programin tonë:

1. Pacienti do të jetë në qendër të sistemit!

2. Ne angazhohemi të investojmë në stafin mjekësor për edukimin dhe trainimin, përmirësim të kushteve të punës, dhe më e rëndësishmja, rritje të ndjeshme të pagave te mjekëve në 1200 Euro dhe infermiereve në 700 Euro.

3. Çdo pacient do të marrë me rimbursim barnat që nevojiten për kurimin e sëmundjeve bazuar në protokollet më të mira botërore të mjekimit. Pacientët nuk do të blejnë më barna me lekët e tyre nëse shtrohen në spital.

4. Ne angazhohemi për forcimin dhe modernizmin e spitaleve rajonale dhe transformimin  e spitaleve bashkiakë. Angazhohemi për cilësi në sistemin shëndetësor, i aftë të parandalojë, edukojë dhe përgjigjet sfidave të sëmundjeve të reja që dalin në dritë ( si covid-19). Ne do të anulojmë koncesionet korruptive.

5. Ne do të rrisim buxhetin për të siguruar që shqiptarët të jenë më të shëndetshëm përmes investimeve private e publike në sektorin spitalor dhe rindërtimin e infrastrukturës.

6. Ne do të rrisim numrin e studentëve që do të diplomohen në mjeksi si dhe numrin e specializantëve, me qëllim rritjen e numrit të mjekëve që kujdesen për qytetarët shqiptarë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco