Dash Shehi: Në Kavajë PS po jep para për të varfrit, Rama veç krimit ka dhe policinë me vete

Dash Shehi: Në Kavajë PS po jep para për të varfrit, Rama veç krimit ka dhe policinë me vete

16:59, 14/03/2021

‘Edi Rama veç kriminelëve ka dhe policinë me vete’.

Kështu u shpreh në SYRI TV, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, teksa tensionet në Elbasan i cilësoi si një përpjekje të Ramës për të frikësuar opozitën dhe shqiptarët.

Shehi pohoi se qytetaria elbasanase është mposhtur nga krimi 8 vitet e fundit, ndërkohë vlerësoi edhe qëndrimet e presidentit Meta, që sipas tij po mbron qytetarët dhe demokracinë nga paligjshmëria.

Shehi theksoi se njerëzit nuk duhet të shohin qimen në radhët e opozitës, kur trau i Edi Ramës ka bllokuar vendin.

Në PS e Kavajës ndajnë para për të varfrit e Kavajës për disa eksponentët të botës së krimit që mbështetin PS.

‘Shteti veç kriminelëve Edi Rama dhe sekti i tij ka dhe policët me vete. Sot pas Ramës ka pasur njerëz të armatosur, policia mund ta identifikojë. Kampi opozitar nuk është as prokurori as polici, ne vetëm denoncojmë.

Elbasani këto tetë vitet e fundit është kthyer në vend ku përplasjen bandat. Kemi para skema të rënda, te vrasjeve dhe të njerëzve që hyjnë me makina në tregje dhe sfidojnë policinë. Këto incidente janë për të krijuar trazira dhe tension për të kërcënuar rivalët politik. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të qetësohen, ne nuk tërhiqemi.

Duhet të largohet kjo bandë qeverisëse. Shumica e qytetarëve kanë votuar gjithmonë opozitën. Opozita ka problemet e veta dhe defektet e veta, por mos gjeni qimen tek opozita, por gjeni traun tek, Edi Rama, qe prej 8 vitesh mban peng integrimin. Sjelljet e Metës sot i duhen shqiptarëve dhe pse nuk janë të pranueshme për sjellje presidenciale.

Ai po mbron anën e mirë të kësaj politike, po mbron qytetarin që sulmon shtetit. Do ja falim shkeljen e protokolleve presidenciale. Duhet të ngrihemi ti qëndrojmë dhunën finale që po ushtron Rama për të rifituar lirinë me 25 prill.

Një popull të varfër e shtyp e poshtëron. Në PS e Kavajës ndajnë para për të varfrit e Kavajës për disa eksponentët të botës së krimit që mbështetin PS. I bëj thirrje popullit Kavajës të bëjë kujdes se mercenarët po dalin hapur', - tha Dash Shehi në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco