‘Rama ik’/  Kryemadhi: Rezultati i 25 prillit, ajo çfarë ndodhi në Elbasan ...

‘Rama ik’/ Kryemadhi: Rezultati i 25 prillit, ajo çfarë ndodhi në Elbasan ...

14:51, 14/03/2021

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar nga Përmeti përplasjet e sotme mes simpatizantëve PD-PS në Elbasan.

Kryemadhi u shpreh se shqiptarët do ta përzënë kryeministrin, në të njëjtën mënyrë, sikundër e bënë edhe mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit, me thirrjet ‘Rama ik’.

 ‘Një nga problemet tona kryesore është ajo se çfarë do të ndodhë mbas 25 prillit, sepse ne e kemi mëse të qartë se cili do të jetë rezultati i 25 prillit. Rezultati i 25 prillit është ajo çfarë ndodhi në Elbasan më përpara, aty ku njerëzit e përzunë dhe i thanë ‘ik largohu sepse nuk duam të të shikojmë’.

Elbasani është vetëm 17 minuta larg Tiranës, ka papunësinë më të madhe, ka mungesën e ekonomisë, ka biznese të falimentuara, ka varfërinë më të madhe. Sot njerëzit nuk kanë më dëshirë ta shikojn, jo si individ, por si fenomen, sepse është fenomeni që i varfëroi shqiptarët, i largoi shqiptarët nga Shqipëria, i largoi të rinjtë dhe të rejat nga Shqipëria.

Prandaj dhe angazhimi ynë nuk ka të bëjë vetëm me 25 prillin. 25 prilli ka të bëjë me ndryshimin për të ndëshkuar çdo njeri që nuk mban fjalën, çdo politikan që nuk iu përgjigjet’, – u shpreh Kryemadhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco