Flet Krasniqi: Qeverisë së re duhet t'i jepet kohë 100 ditë

Flet Krasniqi: Qeverisë së re duhet t'i jepet kohë 100 ditë

21:51, 21/02/2020

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka folur rreth qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti.

Krasniqi ripërsëriti se po të ishte deputet i Kuvendit të Kosovës do të votonte Kurtin për shef ekzekutivi pavarësisht dallimeve partiake.

Sipas Krasniqit, Kurtit dhe qeverisë së re duhet dhënë 100 ditë kohë për të treguar vetën.

“Duhet ti jepet kohë 100 ditë”, thotë Krasniqi.

Por, as kjo kohë nuk mjafton që Jakup Krasniqi të deklarohet rreth punës së qeverisë e cila doli si pasojë e koalicionit VV-LDK.

“Para 6 muajve nuk do të flas. Dua të pres 6 muaj se si po rrjedh qeveria’, tha Krasniqi në emisionin “A Show” në T7.

Ai thotë se shoqëria në vendit tonë duhet mësuar që të jap kohë mjaftueshëm për të parë rezultatet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco