Emisar i dialogut/Lajçak, zgjidhje e keqe, ishte ambasador në Serbi dhe mik i Dodikut

Emisar i dialogut/Lajçak, zgjidhje e keqe, ishte ambasador në Serbi dhe mik i Dodikut

19:46, 21/02/2020

Toby Vogel dhe Bode Weber e vlerësojnë Miroslav Lajçak se ai është qartazi një zgjedhje shumë e keqe për një të dërguar special të BE-së dhe një njeri që do të ndërmjetësoj negociatat mes Kosovës e Serbisë për marrëveshjen finale të normalizimit mes tyre.

Lajçak ka treguar anim proserb dhe ka dëmtuar reputacionin e tij sa ishte përfaqësues i BE-së në Bosnje e Hercegovinë. 

Caktimi i tij po ashtu do të vendoste dy figura në pozita kyçe në BE që vijnë nga shtete nuk e pranojnë Kosovën, e që janë pakicë në bllokun Europian.

Si përfaqësues special i BE-së dhe përfaqësues i lartë në BeH, Lajçak kishte marrë pjesë “në konfliktet serioze politike” në anën e përfaqësuesit të serbëve në BeH, ishte bashkë me Millorad Dodikun.

Pasi ishte mbyllur konflikti, me tërheqjen fyese të Lajçakut, ndërsa mori edhe reputacionin se është i dobët karshi Dodikut dhe se është me prirje proserbe.

Vogel dhe Weber  vlerësojnë, shikuar sipërfaqësisht, se Lajçak vepron si dikush që ka kualifikimet e nevojshme për këtë funksion, meqë flet gjuhën serbe dhe ka qenë i dërguar i BE-së për mbikëqyrjen e referendumit për pavarësinë e Malit të Zi më 2006, dhe përfaqësues special i BE-së për BeH nga 2007 deri më 2009, kur ka ushtruar funksionin e përfaqësuesit të lartë , dhe thonë se di edhe të “notojë” në burokracinë e Brukselit.

Ata në plan të parë theksojnë se Sllovakia është njëra nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ashtu sikurse Spanja, nga vjen Josep Borell, i cili në dhjetor u emërua shef i diplomacisë i BE-së.

Kujtojmë se Bodo Weber dhe Toby Vogel, janë bashkëpunëtorë të lartë të Këshillit për Politikë të Demokratizimit në Berlin e Bruksel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco