Murtezaj mbron Çitakun: Nuk e publikoi lajmin për njohje nga Xhamajka, s’ka përgjegjësi

Murtezaj mbron Çitakun: Nuk e publikoi lajmin për njohje nga Xhamajka, s’ka përgjegjësi

16:26, 21/02/2020

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valon Murtezaj, i ka dalë në mbrojte Ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut, lidhur me lajmin për njohjen e Kosovës nga Xhamajka, lajm i cili u demantua nga Ministrja e Jashtme e këtij shteti. 

Sipas Murtezajt, përgjegjësia për këtë rast bie te Presidenca, Qeveria dhe MPJ-ja.

Përmes një postimi në llogarinë  e tij në Facebook, Murtezaj ka thënë se përderisa ambasadorët e Kosovës, nuk kanë bërë publik lajmin vet, nuk bartin përgjegjësinë.

Murtezaj ka thënë se përgjegjësia për këtë çështje bie te Presidenca, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

“Momenti i bërjes publik të lajmit në diplomaci ka ndikim esencial. Përderisa, ambasadorët e Kosovës, nuk kanë bërë publik lajmin vet, nuk bartin përgjegjësinë. Komunikimet e brendshme mbesin komunikime të brendshme”, ka shkruar Murtezaj, transmeton Syri.net Kosova.

Postimi i plotë:

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco