Presidenti i Guinesë pritet ta vizitojë Kosovën

Presidenti i Guinesë pritet ta vizitojë Kosovën

14:43, 21/02/2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani piti ambasadorin jorezident i Republikës së Guinesë, Mamadou Siradiou Diallo, i cili ka shfaqur interesimin për rritje të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës, sikurse edhe për realizimin e një vizite të kryetarit të shtetit të tij në Kosovë.

Sipas tij, lufta për çlirim është pjesë e historisë që lidhë të dy shtetet.
 
Ndërkaq kryekuvendarja tha se është në interesin e Republikës së Kosovës të forcohet bashkëpunimi me Guinenë, sidomos duke pas parasysh pozitën e këtij shteti në Afrikën Perëndimore në funksion të sigurimit të njohjeve të reja.

Është biseduar edhe për mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco