Kusari-Lila: Thaçi nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për lajmin e rremë

Kusari-Lila: Thaçi nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për lajmin e rremë

14:09, 21/02/2020

Kryetarja e Alternativës njëherësh edhe deputete, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se politika e brendshme dhe politika e jashtme e shtetit nuk duhet të jenë garë midis udhëheqësve shtetërorë.

Sipas saj,  mungesa e koordinimit dhe “garimi” me njëri – tjetrin për më shumë se një dekadë në Kosovë gjithmonë e ka dëmtuar Kosovën dhe kurrë nuk i ka sjellë ndonjë të mirë vendit.

Sipas saj, rasti i fundit i (mos)njohjes nga Xhamajka nuk është asgjë tjetër, pos një teke e Presidentit të vendit të ngutet dhe tregojë suksesin e veprimeve të tij në shërbimin e jashtëm, në ditën kur Ministri i Jashtëm shkarkoi konsujt e emëruar jashtëligjshëm në këtë dikaster.

Këto komente ajo i bëri në një postim në Facebook.

Shkrimi i plotë

Fake News i radhës

Politika e brendshme dhe politika e jashtme e shtetit nuk duhet të jenë garë midis udhëheqësve shtetërorë. Mungesa e koordinimit dhe “garimi” me njëri – tjetrin për më shumë se një dekadë në Kosovë gjithmonë e ka dëmtuar Kosovën dhe kurrë nuk i ka sjellë ndonjë të mirë vendit.

Rasti i fundit i (mos)njohjes nga Xhamajka nuk është asgjë tjetër, pos një teke e Presidentit të vendit të ngutet dhe tregojë suksesin e veprimeve të tij në shërbimin e jashtëm, në ditën kur Ministri i Jashtëm shkarkoi konsujt e emëruar jashtëligjshëm në këtë dikaster. Për fat te keq për Kosovën vetëm brenda pak orëve, u demantua Presidenti, ndërsa e tërë Kosova u bë pre e edhe një “fake news”.
Presidenti nuk i bëri nder asapak Ambasadores Çitaku, në fakt, ai e ekspozoi atë keqas para strukturës së re politike në Kosovë.
Presidenti nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për këtë lajm të rremë. Ai duhet të marrë këtë “mësim” dhe ta kuptojë se çfarë mund të ndodhë me vendin nëse e përdor të njejtën politikë në vazhdimësi edhe në dialogun me Serbinë dhe komunikimin paralel me partnerë tjerë ndërkombtarë.

Kosova e vogël me shumë “mbretër” duhet të kthehet në Kosovën funkcionale me Qeverinë dhe institucionet e përgjegjshme ndaj obligimeve që i kanë për qytetarët e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco