Flet zëvendësi i Kurtit/ Ka presion të madh nga SHBA-ja, por...

Flet zëvendësi i Kurtit/ Ka presion të madh nga SHBA-ja, por...

21:50, 20/02/2020

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka folur rreth raportimeve se me deklaratat për marrëveshjet e arritura me Serbinë, dhe me insistimin për tarifa ose reciprocitet, shefi i tij, kryeministri i vendit, Albin Kurti, është futur në një kurs të konfrontimit direkt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka thënë në T7, se “nuk është thënë eksplicit se nuk do të ketë takime”. “Nuk jam i njoftuar”, ka shtuar ai.

“Insistimi për t’u hequr taksa sa më shpejtë e menjëherë është pjesë e kërkesave të amerikanëve dhe shteteve të ndryshme të BE-së”, ka pranuar Abazi. “Presioni është aty”, ka thënë ai.

“Argumentimi ynë është se në këtë proces kjo do të ndodhë. Por, duhet të arsyetohet urgjenca”, është shprehur Abazi.

“Ne jemi 10 ditë në qeveri, po tentojmë të rregullojmë së paku pjesën bazike, duhet me ekzistu mirëkuptimi i plotë për qeverinë.

Nuk mundemi me marrë gjithë përgjegjësinë e nisjes së dialogut, kur jemi tu u marrë me çështje bazike të qeverisë, hyrje në zyrë, krijimin e stafit, lidhjen me administratën civile”, ka thënë Abazi tutje.

“E kuptoj me shumë pozitivitet tentimin dhe shtytjen e z. Grenelll dhe shteteve tjera”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, Abazi ka thënë se “nuk jam në dijeni të detajeve të aranzhimit të takimeve në Munih”.

Sipas tij, një takim mes Kurtit e Grenellit në Bavari “nuk ka qenë në agjendë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agim Krasniqi20/02/2020 22:40

Heqja e taksës pa zbatim të reciprocitetit në tërsi është lojë me pushtetin dhe me qytetarët.Ky fakt nuk i intereson SHBA-së sepse asaj i intereson vetëm interesi i vetë. Na tani po vehemi në pozitë të pafavorshëm në raport me Serbinë,pra bo trajtohemi si viktimizues e Serbija viktimë.Nga të gjitha këto shifet qartë se pse e si është krijuar Republika Serbska në BH ,e ngjshëm dëshirohet të veprohet edhe me Kosovën për shum arsyera tani më të njohura. Veprimet e tilla tregojnë se miqësi nuk ka por ka interesa. Prandaj duhet thënë qartë të gjithëve se si dhe pse është tkurë teritori i Shqiprisë.

Shto koment

Denonco