'Merr fund miti për librezën partiake që siguron vende pune'

'Merr fund miti për librezën partiake që siguron vende pune'

21:43, 20/02/2020

Qeveria e sapoemëruar në krye me Albin Kurtin, në katër vitet e ardhshme sa ka mandat, do të ketë përpara disa procese fort të rëndësishme për vendin.

Liberalizimi i vizave, heqja e taksës dhe vazhdimi i dialogut e Gjykata Speciale, janë vetëm disa prej temave që bien nën ombrellën e kësaj legjislature.

Në fjalimin e tij para votimit në Parlament, Kurti premtoi qartazi zhvillimin ekonomik, i shpalli luftë të ashpër korrupsionit dhe theksoi, se do t’i përmbahet shtetit të së drejtës dhe rendit. Ai foli për një „epokë të re”.

Anëtari i Komisionit  Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie, Fitim Uka, ka vlerësuar luftën e ashpër ndaj parregullsive të nisur nga qeveria Kurti.

Përmes një statusi në rrjetin social facebook, Uka është shprehur optimist në reformat e Qeverisë, ndër të tjera ai shprehet se ka ardhur koha që të vlerësohen aftësit dhe kompetencat e qytetarëve dhe të bëhet çrrënjosja e praktikave të mbrapshta.
 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco