Osmani premton fuqizimin e rolit të Kuvendit në politikën e jashtme

Osmani premton fuqizimin e rolit të Kuvendit në politikën e jashtme

18:11, 20/02/2020

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, i cili ka premtuar vazhdimin e mbështetjes zvicerane për proceset në të cilat është përfshirë Kosova.

Ai shprehur gatishmërinë e shtetit zviceran që t`i ndihmojë institucionet e Kosovës në realizimin e projekteve për përmirësimin e jetës së qytetarëve kosovarë.

Ambasadori Lebet, gjithashtu shprehu gatishmërinë e vendit të tij për një bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Kosovës, përfshirë Komisionet parlamentare.

Ndërkaq, kryekuvendarja Osmani tha se do ta forcojnë rolin e Kuvendit në politikën e jashtme.

Në të njëjtën kohë falënderoi ambasadorin zviceran për ndihmën ndaj Kosovës dhe e njoftoi atë se do të përpiqet të krijojë një kohezion në lidhje me çështjet që lidhen me përmirësimin e jetës së qytetarëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco