Kush ja bëri kërkesën nga shefat e LDK-së, Kurtit për ta nderuar varrin e Rugovës

Kush ja bëri kërkesën nga shefat e LDK-së, Kurtit për ta nderuar varrin e Rugovës

14:16, 17/02/2020

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, që kishte qenë më i zëshmi që Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, të shkojë për nderime te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka deklaruar se e vlerëson shumë që sot delegacioni qeveritar e ka respektuar themeluesin e Republikës.

Haziri thotë se besimi në një person dhe nderimi për të është vlerë, teksa tregon se e vlerëson që qeveria ka bërë nderime te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Kur beson në dikë, edhe nderimi është vlerë! E vlerësoj shumë që sot delegacioni qeveritar e respektoi themeluesin e Republikës tonë”, ka deklaruar Haziri, i pyetur nga Gazeta Express.

Nënkryetari i LDK-së, Haziri, kishte qenë më i zëshmi sa i përket qëndrimit të LV-së për ish-presidentin Rugova, derisa kishte deklaruar se është kusht i patejkalueshëm mes dy partive raporti i Albin Kurtit me figurën e Ibrahim Rugovës.

Ai kishte deklaruar se janë pjekur kushtet politike që Lëvizja Vetëvendosje ta nderojë figurën e Rugovës.

Kurti e ka përkujtuar këtë vit figurën e Rugovës përmes një shkrimi të gjatë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco