Haradinaj publikon foton/ 'Kurti e turpëroi Kosovën

Haradinaj publikon foton/ 'Kurti e turpëroi Kosovën

23:42, 15/02/2020

Pas deklaratës së kryeministrit të ri, Albin Kurti, i cili tha se nuk ka qenë i informuar për marrëveshjen e hekurudhave, e cila u nënshkrua mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar ish-kryeministri, Ramush Haradinaj,

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook tha se, me këtë deklaratë Kurti turpëroi vendin dhe institucionet dhe sipas tij, kjo deklaratë i dëshpëron edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-kryeministri publikoi një fotografi nga takimi i tij me grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atë të Transportit Rrugor, të cilëve thotë se më 30 janar i ka informuar rreth letrës së Grenellit për marrëveshjen e hekurudhave me Serbinë.

Tutje ai thotë, se i ka porositur poashtu grupet punuese, që mos negociojnë asgjë që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

“Këtë gjë, është dashur ta bëjë edhe Kryeministri Kurti, në mënyrë që mos ta turpërojë vendin dhe institucionet duke thënë se nuk ka qenë i informuar. Kjo deklaratë, dëshpron edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dhënë indikacione se nuk jemi unik ndaj përkrahjes së tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco