Thaçi merret me Lindjen e Mesme, mirëpret planin e Trumpit

Thaçi merret me Lindjen e Mesme, mirëpret planin e Trumpit

20:33, 28/01/2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka mirëpritur planin e liderishipit amerikan në krye me Presidentin Donald Trump për Lindjen e Mesme.

"E mirëpres dhe e pranoj planin e lidershipit të Donald Trump për Lindjen e Mesme”, shprehet kreu i Kosovës.

Meqë së fundi presidenti amerikan Donald Trump takoi liderët izraelitë, Thaçi theksoi se paqja duhet të jetë synimi i vetëm.

"Paqja është qëllimi përfundimtar dhe udhëheqësit e të dy palëve duhet të tregojnë udhëheqjen dhe vizionin që ta bëjnë atë të jetësohet. Bota është duke shikuar dhe është e inkurajuar që ta ndjekë këtë shembull”, shprehet Thaçi në twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco