LDK nuk i lë shteg VV-së, e do 'kokën' e Glauk Konjufcës

LDK nuk i lë shteg VV-së, e do 'kokën' e Glauk Konjufcës

20:43, 21/01/2020

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se nëse reflektojnë dy figurat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, për të pranuar ofertën e LDK-së, qysh nesër do të ketë qeveri të re të vendit.

Muhaxheri thotë se Këshilli i përgjithshëm i LDK-së, nuk do ta diskutojë fare ofertën e VV-së, por kjo parti pret që të pranohet propozimi i saj 5 me 5 ministri si dhe rrokada e parlamentarit, transmeton Syri.net Kosova.

Ai ka shtuar se nëse VV-ja pranon që LDK-ja të ketë kryeparlamentarin në vitin e parë deri kur të zgjidhet presidenti, “qeveria është shumë lehtë të formohet”.

“Ne jemi pro koalicionit, pro respektit të votës. Ajo që është bë shumë e qartë është që LDK-ja s’ka opsion B. Ka opsion për t’i dhënë vendit qeveri, qeveri të dinjitetshme ku respektohet vota e qytetarëve, vota për LDK-në, për përfaqësim të denjë në qeveri. Mandatarit i takon të refelektojë që këtij vendi t’i jepet shpresë për qeverisje të re e të mirë, e për të zbatuar proceset që e presin. Ne kemi bë të qartë që qojmë parime në Këshill të Përgjithshëm jo letra apo pamflete politike. Kemi kërkuar të vëmë parime. Parimi ka qenë që LDK-ja të ketë një nga tri postet reprezentative, kryetarin e Kuvendit ose presidentin. I kemi bë ofertë gjeneroze që një vit kryeparlamentari t’i takojë LDK-së e kur të zgjidhet presidenti, mandatari t’i kthehet VV-së. Për me arrit një marrëveshje, mandatari është i obliguar edhe me vota edhe me mandatin që ka marrë për të krijuar qeverisje. E ka alternativen. S’po themi që të shkarkohet Konjufca, mund të japë dorëheqje e të marrë poste të tjera. S’kemi votuar Papën, por një kryeparlamentar që mund të ndërrohet. Praktika ka dëshmuar se mund të ndërrohet”, ka thënë ai në Rubikon të KTV’së.

Sipas tij, ky është opsioni më i drejtpërdrejtë që të krijohet qeveria qysh nesër.

Muhaxheri shton se Kurtit po i kërkojnë të sillet si mandatar dhe jo vetëm si lideri i VV-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco