Ekskluzive/ 'Syri.net Kosova' mëson të vërtetën e bllokimit të bisedimeve në mes Albin Kurtit e Isa Mustafës

Ekskluzive/ 'Syri.net Kosova' mëson të vërtetën e bllokimit të bisedimeve në mes Albin Kurtit e Isa Mustafës

14:51, 07/12/2019

Akoma  subjekti fitues i zgjedhjeve  të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe partia e dytë LDK-ja, nuk po arrijnë ndonjë marrëveshje koalicioni e bashkëqeverisjeje për formimin e institucioneve  të vendit, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Edhe përkundër certifikimit të rezultateve, akoma nuk dihet se kur do të ketë marrëveshje dhe  tentim për konstituimin e Kuvendit të Kosovës e pastaj edhe qeverisë.

Burimet e "Syri.net Kosova", kanë thënë se arsyeja e ngërçit në bisedimet për forminin e qeverisë së re nuk është çështja e presidentit, por Ministria e Punëve të Brendshme. 

Sipas burimeve që kanë qenë prezente në takimet ku është diskutuar për ndarjen e dikastereve, LDK-ja ka kërkuar ta ketë MPB-në, por VV-ja ka kundërshtuar. 

Burimet tona thonë se LDK-ja mund të tërhiqej nga një kërkesë e tillë, por amerikanët kanë kërkuar nga partia e Isa Mustafës që ta mbajë ajo këtë ministri të ndjeshme për sigurinë në Kosovë.

Sa i takon presidentit, sipas burimeve të "Syri. net Kosova", më tepër e interesuar për një pozitë të tillë është Vjosa Osmani sesa Isa Mustafa.

LDK-ja, duket se gjendet në një pozitë të vështirë, sepse kritikat e opinionit publik janë drejtuar mbi të si zvarritëse e formimit të qeverisë së re dhe përfundimisht nxjerrjes së PDK-së në opozitë.

Nga ana tjetër "Syri.net", ka provuar të marrë ndonjë informacion zyrtar nga LVV-ja e LDK-ja  lidhur me progresin e negociatave, por që asnjëri nga të kontaktuarit nuk kanë kthyer përgjigje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco