Qytetari i puth duart, Edi Rama e kupton se po e tepron

Qytetari i puth duart, Edi Rama e kupton se po e tepron

13:04, 07/12/2019

Çfarë skenash që ofron Shqipëria këto ditë pas tërmetit të 26 nëntorit. Njerëz të dëshpëruar që janë në pikën e hallit dhe një kryeministër që kalon qindra minuta live duke përdhosur dinjitetin e tyre.

Një e tillë u shënua edhe në Marqinet të Vorës, ku Edi Rama ishte në një shtëpi të rindërtuar pas tërmetit të 21 shtatorit.

Rama hyri në njërën prej shtëpive të rindërtuara, teksa i zoti e pret me përqafime tek hyrja.

“Rrofsh dhe të ruajt Zoti se më bërë me shtëpi. E drejtofsh këtë vend sa më gjatë”, i thotë qytetari teksa e shoqëron.

Gjatë shoqërimit, qytetari në fjalë i puth dorën Ramës, por kjo nuk i ka pëlqyer kryeministrit, i cili i tha që të mos e bëjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco