Qeveritë e deritashme shkak i keqarsimimit

Qeveritë e deritashme shkak i keqarsimimit

13:14, 07/12/2019

Edhe sivjet Kosova renditet në tre vendet e fundit në botë në testin PISA, ku nxënësit kanë treguar përformancë të dobët në lexim, matematikë e shkencë. 

E për këtë nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se qeveritë e derimësotshme kanë qenë shkak dhe pasojë i keqarsimimit. 
"Një popull, një rini e keqarsimuar mund të qeveriset më lehtë nga pushtetarë përfitues e keqarsimimi fatkeqësisht riprodhon vetveten, nëse nuk ndërhyhet për ta ndryshuar sistemin. Për gjithë këto vite arsimi asnjëherë nuk ka qenë prioritet, e nga qeverisjet është parë vetëm si vend i zgjerimit të klientelës dhe kapjes së shoqërisë", thonë nga LVV-ja.

Sipas tyre në Kosovë duhet të ndërrojë thelbësisht qasja ndaj arsimit, duke e kthyer këtë fushë në prioritet kombëtar. Ndërhyrja në arsim duhet të jetë strategjike e të synojë rezultate afatgjate, sepse afatshkurtrat janë të pamundura, mirëpo duhet të kuptojmë se tashmë jemi vonë dhe nuk kemi më asnjë ditë për të humbur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco