'Kthehet Skëndërbeu në Policinë e Kosovës! Çfarë lajmi fantastiko-shkencor

'Kthehet Skëndërbeu në Policinë e Kosovës! Çfarë lajmi fantastiko-shkencor

08:52, 21/11/2019

Pas lajmit se ish- shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Shpend Maxhuni ka shprehur dëshirën që të kthehet sërish në Policinë e Kosovës, ka reaguar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka ironizuar duke e ka krahasuar Maxhunin me Skëndërbeun.

“Kthehet Skenderbeu ne Policine e Kosoves! Çfarë lajmi fantastiko-shkencor.

Po e paramendoj adresimin eSkenderbeut para menaxhmentit dhe mases se policeve:

E shoh se keni filluar ne shkaterrimin e grupeve dhe rrjeteve kriminale brenda policise. Kjo duhet te ndalet ketu dhe menjehere.

Si njeri i sakrificave dhe politikes, e ndjej obligim moral dhe personal te kthehem ne majat e Policise se Kosoves, per te vazhduar me permbushjen e objektivave qe me mbeten ne gjysme.

I mbesim besnik padroneve dhe politikes deri ne vet sakrifikim.

Misioni ne AKI u permbyll me sukses!

Vazhdojme tani me Policine.” Ka shkruar Miftaraj

Ndryshe, Maxhuni të mërkurën i është drejtuar Policisë së Kosovës me kërkesën që të kthehet në ndonjë pozitë brenda këtij institucioni. Ai nuk e pati arsyetuar dorëheqjen ditën kur e ka dorëzuar pozitën e shefit të AKI-së

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco