Limaj 'godet' KQZ-në/Komisionerët tanë gjeten 1582 intervenime në letër me dorë

Limaj 'godet' KQZ-në/Komisionerët tanë gjeten 1582 intervenime në letër me dorë

21:05, 12/11/2019

Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka vazhduar të akuzoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për gabimet në formularët në zgjedhjet e 6 tetorit, në të cilat NISMA rezultoi me mos kalim të pragut për t’u bërë pjesë e Qeverisë.

Limaj ka thënë se problemet e kalimit të pragut të partië së tij nuk kanë të bëjnë me votat nga qytetarët por te KQZ-së.

“Telashet janë shfaq në KQZ jo në vota dhe nga qytetarët.

Sipas Limaj KQZ për herë të parë ka mbajt më së paku mbledhje dhe ka marrë më së paku vendime, duke krijuar kaos dhe vazhdoj në votat e Serbisë.

Limaj ka treguar se gjatë mbarëvajtjes së procesit të zgjedhjeve, komisionerët nga NISMA kanë vërejtur gabime të formularët, në të cilët kanë hasur në 1582 intervenime në letër me dorë.

“Shtabi ynë, djem e vajza kanë pa gabimin te formularët dhe kemi gjetur 1582 intervenime në letër me dorë nga komisionerët në formularë dhe 101 mospërputhje, plotësisht procesi është i diskutushëm.

Këto i kemi dërgu në PZAP dhe i kemi dërguar të gjitha dëshmitë për formularët, e për këtë është marrë vendimi për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.

Rinumërimi i 800 kutive nënkupton thuajse 200 mijë vota të rinumëruara çdo kund e keni trendin mbi 5, në vota me kusht e kemi 6, në votat e diasporës e kemi gati 7.

E me vendimin e PZAP-it, Nisma e ka kaluar pragun me ç’rast do t’i marrë 6 mandate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco