Loja me votat nga Serbia është banditizëm

Loja me votat nga Serbia është banditizëm

17:37, 12/11/2019

Loja me votat nga Serbia  është  thjesht tentativa e fundit e bandave politike dhe kriminale që Kosovën ta mbajnë peng dhe ta vazhdojnë dhunimin e popullit të saj.

Kështu ka deklaruar profesori, Nezir Kraki i cili ka reaguar ndaj zarfeve të ardhura nga Serbia , shkruan Syri.net Kosova.

Sipas tij, KQZ-ja do duhej që në fillim të mbante një qëndrim të qartë për këto vota dhe jo të bëhej gazi i botës me maska gazi duke i numëruar ato.

“KQZ duhej të mbante qendrim të qartë për këto vota që ditën kur erdhen në rrugë të çuditshme dhe jo të bëhej gazi i botës me maska gazi. Njësoj duhej vepruar edhe me rinumërimet dhe jo të pritej rezultati final për ta zhbërë atë me porosi në momentin kur Kosova ka nevojë për qeveri të re”, është shprehur ai.

“Sa keq që KQZ arriti ta kthejë në dështim një proces aq pozitiv zgjedhor”.

Krejt në fund Kraki uron që LDK mos t’i gëzohet kësaj mjegullie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco