'Goditje pas shpine për Kosovën'

'Goditje pas shpine për Kosovën'

15:00, 11/11/2019

Arben Çejku, drejtor i Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë, deklaroi në lidhje me Samitin e Ohrit se “nisma të tilla vijnë zakonisht kur ka patur shkëmbime komunikimesh mes institucioneve përgjegjëse, që kulmojnë më pas me një ndërkomunikim ndërballkanik”, por, sipas tij, “ne nuk jemi në këto kushte”.

Ish- Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

“Aty ishte vetëm kryeministri, i pashoqëruar nga ministra. Gjithashtu, kemi edhe diskordancë në përfaqësim: nga njëra anë Presidenti i Serbisë, nga ana tjetër kryeministri shqiptar dhe ai maqedonas.

Ky është thjesht koncept bashkëpunimi që është ofruar nga Serbia sa herë që ajo ka patur nevojë për hapësirë në rajon, por gjithmonë është refuzuar me shumë elegancë. Është angazhim partiak, me 3 udhëheqës që futen në dhomën e diplomacisë dhe nuk sjellin produkt, por shkaktojnë kaos dhe reagime shumë të ashpra në rajon.

Janë takime të shpeshta ku nuk ka asnjë dokument. Është përpjekje për të krijuar një perceptim ndryshe te populli, pasi kanë dështuar për të anëtarësuar vendet e tyre në BE”, u shpreh Çejku.

Sipas tij, “nuk mund të flasim për një Jugosllavi të re, por për një lidership të ri serb në Ballkan”.

“E para, në zhvillim ekonomik Serbia është shumë herë më lart sesa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut; është e para në Ballkan për investimet e huaja; është shumë më e fuqishme ushtarakisht pas mbështetjes nga Rusia dhe tani po kërkon të tërheqë vagonët e prishur të Ballkanit”, theksoi Çejku, i cili shtoi se “Shqipëria ka injoruar Kosovën në momentin më delikat të saj, kur po zhvillohen bisedime për një qeveri të re”.

“Është goditje pas shpine për Kosovën. Po përpiqemi të krijojmë vetë mure izoluese rreth vetes. Reagimi i Thaçit flet shumë dhe kjo tregon që Rama ka komunikuar me Thaçin dhe ai nuk ka gjetur hapësirën e mjaftueshme për të ardhur në këtë takim. Është e dhimbshme që po shihen shenjat e para të nervozizmit mes Tiranës dhe Prishtinës. Kemi shumë mure për të shembur mes Kosovës dhe Shqipërisë, përpara se të shembim një gardh të vjetër të Millosheviçit në Serbi”, nënvizoi Çejku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco