Daut Haradinaj nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, ka folur për votat që kanë fituar në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai ka thënë se Aleanca e Ardhëmrisë së Kosovës ka pritur që në këto zgjedhje të marrin së paku 16 për qind.
Ndërsa, Haradinaj ka analizuar votat që kanë marrë në disa nga komunat e Kosovës.
“Në Prishtinë ka qenë rezultat jo i knaqshëm dhe jo i pritshëm, përafërisht njejt si zgjedhjet e kaluara. E vërteta është se në Obiliq dhe në Suharekë kemi pas një rënie të lehtë.
AAK-VV nuk ka shumë diferencë në vota.
Në Gjakovë kemi rritje të madhe, në Klinë për çudi jemi partia e parë në këtë komunë.
Në Rahovec kemi prit të jemi në garë me PDK-në por jemi më LDK-në.
Por ka dallim në zgjedhjet lokale dhe ato nacionale”, ka thënë ai.
Kurse, për koalicionin AAK-PSD, Haradinaj tha se kanë një bashkëpunim të mirë ndërmjet vete.
“Ne kemi pasur një bashkëpunim të mirë me PSD-në dhe s'ka pas asnjë vendim që ska qenë në koordinim me PSD-në”, ka thënë ai.
Ai foli edhe për përgatitjet e zgjedhjeve lokale, në të cilat presin një përqindje më të madhe.
“Tash afër janë zgjedhjet lokale dhe ne jemi në përgatitje e sipër për të garuar dhe për të shikuar gabimet ku kemi bërë gjatë këtyre zgjedhjeve”.
© SYRI.net