Molliqaj/Mënyra e ndarjes së VV-së ndikoi që PSD të humbë zgjedhjet

Molliqaj/Mënyra e ndarjes së VV-së ndikoi që PSD të humbë zgjedhjet

21:02, 15/10/2019

Dardan Molliqaj nga Partia Socialdemokrate, ka thënë se duhet të pranohet fakti që VV i ka fituar zgjedhjet dhe se partia e tij ka humbur zgjedhjet.

Molliqaj ka thënë se ndarja e VV-së ka ndikuar në rezultatin e PSD-së dhe bindja e VV-së kundrejt tyre.

‘’VV është fituese dhe nuk pres me pasë ndërrim, fakti i dytë që PSD i ka humb zgjedhjet bindshëm. Këto janë të dyja. VV nuk ka qenë duke prirë në sondazhe. Por ndryshe ishte në zgjedhje. Nuk kam besu që VV mund t’i fitojë zgjedhjet.  Ky është fakt që unë e pranoj. Janë dy faktorë krysorë që e kanë pru rezultatn tonë. E para ka të bëjë me ndarjen e VV-së dhe mënyrën. Njerëzit e kanë perceptu si plan për ta dëmtuar një subjekt që do ta dërgonte PDK-në në opozitë. VV i ka bind qytetarët për narracionin e vetë në raport me neve", ka theksuar Molliqaj në RTV Dukagjini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco